5.8 C
Skopje
E diel, 8 Shkurt, 2026

QMK: Gjatë 24 orëve të fundit 1.904 thirrje në numri 112

Qendra për Menaxhim me Krizat  – QMK informon se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.894 thirrje në Numrin e vetëm për raste emergjente 112, nga të cilat thirrje “reale” ishin 42,70%, ndërsa 57,30% ishin për nevoja tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente.

Për policinë ishin 50.00% e thirrjeve, për Ndihmën e Shpejtë Mjekësore 41,72%, për Zjarrfikësit 3,79% ndërsa për LAMM 1,03% e thirrjeve reale në numrin 112 në QMK.

Ndryshe, 1.101 thirrje për raste emergjente në numrin 112, janë totali i përgjithshëm për zgjidhje të kombinuar të thirrjeve “reale” 3,45% me 57,30% të tjera, që emërohen si “thirrje jo urgjente”, ishin raste pranimi, në përpunim në QMK, ndërsa në koordinim direkt për zgjidhjen e tyre.

Siç sqarojnë nga QMK, kjo realizohet përmes operativëve kujdestarë në Sektorin E-112 në bashkëpunim me Sektorin për Operacione dhe Koordinim (SOK). Për një pjesë të thirrjeve veprohet sipas procedurave operative standarde në koordinim  paralel dhe njëkohësisht  me disa institucione të angazhuara në Sistemin për Menaxhim me Krizat (SMK), sipas natyrës së emergjencave “reale” të raportuara.

Të ngjajshme

Të fundit