30.8 C
Skopje
E premte, 19 Korrik, 2024

Qytetarët të interesuar për tu vaksinuar kundër gripit sezonal

Vaksinimi për gripin sezonal 2022/23 ka filluar të aplikohet edhe në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë. Pesë grupe janë të rrezikshme, të cilët duhet që të marrin vaksinën falas. Këtë vaksinë duhet që ta marrin, personat e moshuar mbi moshën 65 vjeçare, të sëmurët kronikë, punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga mosha 6 mujore deri në moshën 5 vjeçare. Vakisinimi kundër gripit sezonal nuk është i obligueshëm, por këta kategori janë të rrezikuara dhe duhet që ta marrin. Kjo vaksinë merret përmes sistemit termini Im.“Për shkak të rëndësisë nga infektimi me sëmundjen e gripit dhe komplikimet që jep gripi, të sëmurëve kronikë, të personave të moshuar, të fëmijëve nga mosha 6 mujore deri në moshën 5 vjeçare dhe këtu më shpesh paraqitet ky grip. Prandaj i jepet rëndësi këtij vaksinimi për shkak të komplikimeve që ka gripi sezonal”, deklaroi Suzana Subashiç, epidemiologe në qendrën për shëndet publik në Tetovë. Ajo theksoi se komplikimet janë të mëdha sidomos tek këta kategori të cilët mund të kenë temperaturë të lartë e cila ndonjëherë mund të jetë fatale për shëndetin e grupeve të rrezikuara. Në bazë të popullsisë së Tetovës, janë plotësuar të gjitha terminet për marrjen e vaksinës dhe vaksina do të aplikohet gjatë tërë muajit tetor. Sipas epidemiologëve, sa aplikime janë bërë aq vaksina janë dhënë dhe numri është diku rreth 1800 doza.

Ndërkaq, kohëve të fundit është rritur numri i personave që marrin vaksina edhe pse nuk janë në kategorinë e grupeve të rrezikuara, por duan që të jenë të mbrojtur. Nëse në të kaluarën ka patur maksimum 500 persona që janë vaksinuar, tash ky numër arrin tre mijë, thonë në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë. “Interesimi për marrjen e vaksinës është në rritje, nga viti në vit kemi më shumë të interesuar. Nëse në të kaluarën kemi dhënë 300 ose 500 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, tash arrimë në një numër prej 3000 deri në 3500 doza të harxhuara të vaksinave. Ne me këtë rast e arrijmë numrin që Tetova ka për të sëmurët kronikë, tek të cilët rekomandohet që të parët të marrin vaksinën. Poashtu edhe njerëzit që nuk janë në grupet e rrezikuara gjithnjë e më shumë marrin vaksinën që të mos sëmuren nga gripi”, tha Suzana Subashiç, epidemiologe.

Në Tetovë ka vetëm një pikë të vaksinimit dhe ajo ndodhet në qendrën për shëndet publik. Është paralajmëruar se sërish në muajin nëntor do të ketë vaksinim të ri për gripin. /koha

Të ngjajshme

Të fundit