8.8 C
Skopje
E diel, 5 Prill, 2026

Rama nga Kolonja tregon projektet dhe akuzoi aleancën Berisha-Meta!

Brenda verës 2023 rruga që lidh qendrën e Kolonjës me Pazarin e Korçës do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët duke shkurtuar distancën mes dy bashkive në 20 minuta. Kryeministri Edi Rama se kjo rrugë e re do të sjellë më shumë zhvillim ekonomik dhe social për komunitetin, por dhe do të lidh edhe më shumë Korçën, Kolonjën e Pogradecin për oferta më të plota turistike.

“Kjo është hera e fundit që vij këtu dhe rruga nuk është e përfunduar, pasi brenda verës ne do kemi mundësinë të rikthemi dhe të bëjmë të gjithë rrugën nga pazari i Korçës tek sheshi i Kolonjës brenda 20 minutash. Është një ndryshim i madh dhe e dini shumë më mirë se unë se çfarë torture ishte rruga. Qëllimi ka qenë që rruga të bëhet dhe të krijohen kushtet që natyra të ripërtërihet në të dyja anët e saj de janë marra smat që të përgatitet i gjithë terreni në dy anët për t’u gjelbëruar më pas dhe ky të jetë një korridor i gjelbër në mes të një bashkie më të gjelbër të vendit tonë.

Ata që kanë ende dyshime të bashkohen me ne të shohin se si ndryshon jeta e një komuniteti. Ajo që kemi bërë është baza e një zhvillimi ekonomik dhe social i këtij komuniteti i bazuar te natyra, turizmi, agro-turizmi dhe me rrugën e re patjetër do të jetë një vlerë e shtuar edhe për Korçës dhe së bashku me Kolonjën dhe Pogradecin hyjnë në një sinergji tjetër dhe oferta turistike e zonës bëhet më e plotë ku qen liqenin, malin dhen produktet fantastike, histori e mikpritje”, tha Rama.

Nga Kolonja ku prezantoi kandidatin e PS për Bashkinë Kolonjë Erion Isaj dhe vijoi rrugëtimin për mbjelljen e pemëve në kuadër të një Shqipërie të gjelbëruar, Rama tha se në Kolonjë qeveri zgjidhi një nga plagët më të mëdha të komunitetit, atë të ujit të pijshëm 24 orë.

“Ka akoma zona që kanë nevojë për shërbimin e plotë ujit të pijshëm, por kudo sot uji i pijshëm po shkon dhe këtu në Kolonjë ky është një angazhim 100 % i realizuar. Nuk ka një shtëpi që të mos ketë ujin e pijshëm në dispozicion. Kjo plagë ka qenë e tmerrshëm këtu. Këtu nuk ka pasur 24 orë në asnjë kohë dhe sot është realitet”, tha Rama.

Lidhur me aleancën Meta-Berisha, Rama nuk kurseu akuzat, ku ftoi qytetarët që të mos merren peng nga dy njerëz që luftojnë për interesa personale dhe kanë të mbyllur çdo derë ndërkombëtare.

“Ne e dimë se si do e bëjmë, kurse ata të tjetër as e dinë dhe as duan t’ia dinë janë lëshuar nëpër Shqipëri me ca personazhe që i kanë shkundur nga pluhurat e historisë për të marrë peng e fonde nga taksat e qytetarëve se nga qeverisja ata nuk dinë, nuk dinë të bëjnë projekte.

Sa më shumë vijnë pas meje me dy gishta, aq më shumë ikin në drejtim të paditur. Duhet mbrojtur edhe Shqipëria në këtë proces sepse është në pikën e vetë më të lartë ndërkombëtarisht, nuk kemi qenë kurrë më të respektuar dhe të barabartë në tryezat ndërkombëtare, bashkë me fuqitë më të mëdha. E kishit menduar që Shqipëria do të drejtonte OSBE-në, apo të priste samitin e  parë që BE organizonte jashtë kufijve të vetë? Kush ka përgjegjësi për atdheun, si mund të shkoni të votoni atyre dhe t’i thuash botës se nuk pyesim fare se çfarë mendoni ju? Ata nuk kanë derë të hapur asgjëkundi.

Aq më tepër “non grata” për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, njerëz që duhet të paraqiten para ligjit prej vitesh. Akoma sot janë të pandëshkueshëm dhe i duan ata bashki për sherre dhe për të thënë se ne nuk prekemi se kush na prek ne prek popullin, bashkë me liken floririn. Ai nuk bëhet nuk vjen në rrugë të mbarë, nuk lamë dy gurë bashkë që ta bëjmë liken të sillet mirë, jo mo nuk ka se bën dot”, tha Rama.

/rtsh.al/

Të ngjajshme

Të fundit