14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Rama: Tirana u bë kryeqytet europian, dikur ishte “Kaldahar”

Kryeministri Rama u tha komentuesve në rrjetet sociale se e ngriti Tiranën nga varri. Sipas tij, kur e mori Berisha me dhunë as sahati nuk punonte.

Unë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por Tiranën nga varri e kam ngritur dhe këtë nuk ma heq dot askush. Kush nuk do ta shikojë, natyrisht nuk e shikon dhe kjo nuk është problem. Edhe një gjë tjetër, pse kur Tiranën e mori me dhunë ‘këneta’ ajo ngeci dhe as sahati i Tiranës nuk punonte, apo pse të gjithë jemi njësoj“, tha Rama.

Tirana pas viteve 2000, sipas Kryeministrit ka pësuar një transformim të madh, duke u shndërruar në një prej destinacioneve më të vizituara nga turistët e huaj dhe duke qenë në fokus të mediave më të rëndësishme ndërkombëtare.

“Ndërsa historinë lerja historisë, mos ma ki merakun fare  sepse këtë Kaldahar e bëra kryeqytet europian bashkë me PS që ti nuk e do po s’ka problem se rëndësi ka që ne të duam, pavarësisht bindjeve që të errësojnë sytë. Do ta bëjmë Shqipërinë 2030 Europën e Ballkanit dhe Tiranën kryeqytetin e saj krenar”, u shpreh Kryeministri Rama.

Të ngjajshme

Të fundit