Gazetarja e njohur nga Tetova, Liridona Vejseli, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shpjegon arsyet që çuan në shfuqizimin e emrave shqip të rrugëve në Tetovë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, si dhe pse, sipas saj, një situatë e tillë nuk mund të ndodhë në Çair.
Sipas Vejselit, gjatë procesit të ndryshimit të emrave të rrugëve në Tetovë, procedurat ligjore nuk janë respektuar plotësisht nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Ajo thekson se pikërisht këto mangësi procedurale kanë ndikuar që vendimi të kontestohet dhe të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese.
Në video, gazetarja thekson se rasti i Çair është i ndryshëm, pasi, sipas saj, procedurat për ndryshimin e emrave të rrugëve janë zbatuar në përputhje me kërkesat ligjore, duke e bërë të pamundur një vendim të ngjashëm nga Gjykata.
Videon e plotë të publikuar nga Liridona Vejseli mund ta ndiqni më poshtë.




