11.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Real Madridi arriti akord me adoleshentin nga Brazili

Futbollisti adoleshent brazilian Endrick do t’i bashkohet radhëve të Real Madridit në vitin 2024 kur të mbushë 18 vjeç, njoftoi klubi spanjoll i futbollit.

“Real Madrid C. F., Sociedade Esportiva Palmeiras dhe Endrick dhe familja e tij kanë arritur një marrëveshje që i mundëson lojtarit të bashkohet me Real Madridin kur të arrijë moshën ligjore në korrik 2024”, thuhet në një deklaratë të klubit madrilen.

Real Madrid shtoi se Endrick, 16 vjeç, do të vazhdojë stërvitjet me Palmeirasin e Brazilit dhe do të vizitojë objektet e Real Madridit në Spanjë brenda pak ditësh.

Endrick, sulmues i ekipit brazilian U17, ka shënuar 12 gola në 21 paraqitje për klubin, përfshirë në ekipin e të rinjve të Palmeirasit, në vitin 2022.

Ai gjithashtu ka shënuar pesë gola në katër paraqitje për ekipin e të rinjve të Brazilit që nga prilli.

Në korrik, Endrick u inkuadrua në ekipin e seniorëve të Palmeirasit dhe ka një kontratë me klubin brazilian deri në vitin 2025.

Të ngjajshme

Të fundit