29.2 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Sali: BDI ishte ajo që deri dje e mbushi vendin me kazino, sot kërkon mbylljen!

Deputeti i Alternativës Bekim Sali ka kritikuar deklaratat që vijnë nga BDI për mbylljen e kazinove. Siç ka shkruar ai në profilin e tij në Fejsbuk, kërkesa e BDI-së për mbylljen e kazinove është hipokrizi pasi ajo ka ndihmuar hapjen masive të tyre.

“Ironia e ditës: BDI-ja që deri dje ishte ajo qe mbushi vendin me kazino, tani papritmas është opozitare dhe kërkon mbylljen e tyre. Kur ata që ndihmuan në hapjen e kazinove fillojnë të luftojnë kundër tyre, e kupton që politikës shqiptare i mungon vetëm një element: konsistenca. Ndoshta herën tjetër, BDI do kërkojë mbylljen e vetes për t’i dhënë fund hipokrizisë”, shkruan Bekim Sali.