38.8 C
Skopje
E diel, 21 Korrik, 2024

Scholz i shqetësuar për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur këtë të dielë shqetësimin e tij për mundësinë që e djathta ekstreme të fitojë në Francë.

“Jam i shqetësuar për zgjedhjet në Francë”,- tha Scholz gjatë një interviste sot.

“Shpresoj që partitë që nuk janë [Marine] Le Pen, le të themi kështu, janë të suksesshme në zgjedhje. Mirëpo, i takon popullit francez të marrë vendimin”,- shtoi ai. Sipas medias franceze Le Monde, partia e presidentit Emmanuel Macron është ndjeshëm në disavantazh, në vetëm më pak se dy javë para raundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme, lideri francez shpalli për shkak të fitores së korri e djathta ekstrme në Francë gjatë zgjedhjeve evropiane.

Sipas sondazheve, aleanca qeverisëse e Macron do të dalë e treta në zgjedhjet legjislative më 30 qershor – e ndjekur nga një raund i dytë më 7 korrik – pas partisë së ekstremit të djathtë Rassemblement National (RN) dhe një aleance të re të krahut të majtë.

Kjo mund ta bëjë liderin e RN-së, Jordan Bardella, kryeministrin e ardhshëm të Francës, megjithëse 28-vjeçari ka këmbëngulur se do ta pranojë këtë vetëm nëse partia dhe aleatët e tij fitojnë një shumicë absolute të vendeve.

Të ngjajshme

Të fundit