9.8 C
Skopje
E diel, 5 Prill, 2026

Seanca të dy komisioneve kuvendore

Në Kuvend sot seancë do të mbajnë Komisioni Ligjdhënës-Juridik dhe Komisioni për Çështje Ekonomike.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike do të diskutojnë për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për automjete, në lexim të dytë.

Në rendin e ditës së Komisionit Ligjdhënës-juridik janë disa pika – Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për automjete, në lexim të dytë, Kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të nenit 20 pika 8 e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 23/11, 54/11, 155/12, 53/13, 72/13, 44/14, 115/14, 199/14, 124/15, 129/15, 217/15, 31/16 dhe 190/17), dorëzuar nga kryetari i Komunës së Kavadarit dhe Kërkesa për dhënien e interpretimit autentik ndaj nenit 93-a të Ligjit për falimentim (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 34/2006, 126/2006, 84/2007, 47/11, 79/13, 164/13, 29/14, 98/15 dhe 192/15), shtruar nga deputeti Jovan Mitreski.

Të ngjajshme

Të fundit