7.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

Seancë e rregullt e Këshillit për Siguri Sociale për metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve

Në Qeveri sot do të mbahet seanca e dytë e Këshillit për Siguri Sociale, në të cilën do të miratohet dhe konfirmohet rritja e pensioneve.

Në takimin me të cilin do të kryesojë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalë kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Qeveria paralajmëron pjesëmarrjen e ekspertëve nga ministritë diaksteriale, nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe nga Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut, nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital, si dhe nga disa shoqata private pensionesh.

Pas përfundimit të seancës së Këshillit për Siguri Sociale, është paraparë konferencë për shtyp, të kryeministrit Kovaçevki, ministresTrençevska dhe kryetares së Sindikatës së Pensionistëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova.

Të ngjajshme

Të fundit