Sedat Baftiu është emëruar anëtar në drejtorinë sportive të Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, një rol që synon të fuqizojë zhvillimin e sportit në vend, me fokus të veçantë tek sportet luftarake, informon POPULLI.mk.
Baftiu ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Komitetit Olimpik, Daniel Dimevski, dhe drejtorin sportiv, Vllado Bogoevski, ku u diskutuan çështje kyçe për përparimin e sportit në nivel kombëtar.
“Pres me padurim një bashkëpunim të frytshëm dhe në nivelin më të lartë për të çuar përpara sportin në vendin tonë! Njëherësh, në mandatin dhe ciklin katërvjeçar olimpik, do të bëjmë përzgjedhjen e sportistëve pjesëmarrës të mundshëm në Lojërat Olimpike të vitit 2028, gjithashtu edhe stipendistëve”, ka thënë Baftiu. / © POPULLI.mk