22.9 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Sedat Berisha e fillon me fitore karrierën si trajner

Sedat Berisha e fillon me fitore karrierën si trajner

0
2184

Ish futbollisti i FC Shkupit, KF Shkëndija dhe shumë klubeve tjera, Sedat Berisha ka filluar karrierën e tij si trajner në klubin e tij të zemrës FC Shkupi.

Berisha do ta menaxhojë gjeneratën 2009-të në klubin çairas. Sot në ndeshjen e parë të tij djelmoshat ia dolën që ta mposhtin KF Shkëndijën me rezultat 3-1.

Berisha ka dëshmuar me vite se është një lojtar i klasit të lartë dhe tani shpresojmë ta shohim poashtu edhe në rolin e trajnerit.