16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Sekretarja shtetërore për Evropën e Republikës së Francës, Lorans Bun ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Sekretarja shtetërore për Evropë e Republikës së Francës, Lorans Bun sot ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Ajo do të zhvillojë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, presidentin e vendit, me disa ministra dhe deputetë të Këshillit kombëtar për integrime evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe shkëmbime me përfaqësues të shoqërisë civile, veçanërisht të rinjtë, si dhe think-tanke për thellimin e dialogut rreth çështjeve historike, kulturore dhe sociale transmeton Portalb.mk.

Paraprakisht ajo ka vizituar Shqipërinë, ku gjithashtu ka zhvilluar një sërë takimesh me krerët e vendit.

Gjatë vizitës, sekretarja e Shtetit do të përcjellë mesazh miqësie dhe mbështetjeje për perspektivën evropiane të secilit prej këtyre dy vendeve, duke nënvizuar hapat që do të ndërmerren. Ajo do të diskutojë gjithashtu projektet e bashkëpunimit, të cilat me siguri do të zhvillohen, përfshirë edhe brenda komunitetit politik evropian, në mënyrë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mund të korrin përfitimet konkrete të përpjekjeve që i kanë bërë.

Pas takimit, në Media Qendrën e Qeverisë me fillim në orën 10:35, Kryeministri Kovaçevski dhe sekretarja shtetërore për Evropë e Republikës së Francës, Lorans Bun do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

“Kjo vizitë është rezultat i arritjeve të Francës gjatë presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, me qëllim hapjen e negociatave aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksohet në komunikatën nga Parisi zyrtar.

Të ngjajshme

Të fundit