Deputeti Ziadin Sela nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se ai dhe partnerët e tjerë të koalicionit ‘Fronti Europian’ kanë kërkuar që tërësisht të mbyllen kazinotë, bastoret dhe lojërat e fatit, shkruan POPULLI.mk
Ziadin Sela u bë partner me BDI, parti kjo e cila kishte nën kontroll gjithë kazinotë, bastoret e lojërat e fatit në qeverinë e kaluar me LSDM. Duke filluar nga dhënia e lejes për të hapur kazino, pra ministria e Financave, Qeveria, Llotaria.




