20.8 C
Skopje
E hënë, 28 Prill, 2025

Shkarkohet nga detyra zv.drejtori i Ndërmarrjes Publike – “Rrugët e Maqedonisë”

Është shkarkuar nga detyra zv.drejtori i Ndërmarrjes Publike – “Rrugët e Maqedonisë”, Sasho Drango, pasi dy muaj më parë publikoi fotografi me një ari të vrarë. Në vend të tij ushtrues detyre zv.drejtor është emëruar Aleksandar Shukovski. Këtë e ka bërë të ditur vet Shukovski në rrjetet sociale. Vepra e Drangos u dënua veçanërisht nga organizata joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve, “Anima Mundi” të cilët kërkuan gjithashtu edhe përgjegjësi penale. Për këtë, Prokuroria Publike në Manastir pati hapur lëndë. Sipas nenit 11 nga ligji për kafshë dhe gjueti, ariu është kafshë e klasifikuar nën mbrojtje, që do të thotë se gjuetia e arinjve është rreptësisht e ndaluar. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit