10.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Shkup/196 shoferë janë gjobitur, 49 për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (16.10.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 196 gjoba, nga të cilat 49 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 40 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, 18 sanksione për drejtim të automjeti nën ndikimin e alkoolit.

“Janë vendosur 12 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 12 masa për drejtuesit fillestarë, shtatë sanksione për automjetet e paregjistruara, gjashtë masa për mospërdorimin e rripit të”.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Të ngjajshme

Të fundit