12.8 C
Skopje
E enjte, 10 Tetor, 2024

Seanca të dy komisioneve kuvendore

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për politikë të jashtme dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në rend të ditës së seancës së 24-të të Komisionit për politikë të jashtme është vetëm një pikë – Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e diasporës.

Propozim ligji për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për përkrahje të likuiditetit të SHA EMV-Shkup në kushte të krizës energjetike, e cila do të lidhet mes Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe Shoqatës aksionale për prodhimin e energjisë elektrike – Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore – Shkup, me procedurë të shkuruar dhe Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e diasporës, janë në rendin e ditës së seancës së 149-të të Komisionit ligjdhënës juridik.

Anëtarët e Komisionit ligjdhënës-juridik do të diskutojnë edhe për Propozim – ligjin për pagesën e kompensimit në para për viktimat nga veprat penale me dhunë.

Të ngjajshme

Të fundit