“Me datë 12.10.2022 në ora 21:20 në Stacionin Policor Qendër, M.E.(35) nga Republika e Turqisë ka raportuar se në ora 11:20 në rrugën “Samoilova” në Shkup, një person i ka marrë kuletat me para dhe sende të tjera nga dy automjetet e një ekuipazhi që po filmonte në këtë lokacion.
Sipas njoftimit, personi ka përdorur forcë fizike edhe ndaj një personi nga Republika e Turqisë, i cili ka tentuar të parandalojë arratisjen e autorit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.