25.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Shkupi barazoi me Gostivarin, Shkëndija merr 3 pikë

Shkupi mbetet lider përkundër barazimit 0:0 në Strumicë me Gostivarin vendas.

Voska Sport zhgënjeu tifozët e vet në Ohër, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 3:0 nga Tikveshi nga Kavadari.

Humbje e rëndë për skuadrën shqiptare, që e mban në zonën e rrezikut. Në fund të pjesës së parë Jasharovski u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Voskën me një lojtar më pak për gjatë gjithë pjesës së dytë.

Ivanovski (27′ e 80′), Spahiu (76′) shënuan për fitoren e Tikveshit.

Pas javës së 16-të në kampionatin maqedonas, Tikveshi renditet në vend të pestë me 22 pikë e Voska në të 10-tin me 16 sosh.

Futbollistët Adenis Shala e Eraldo Çinari janë kreatorë të fitores së Shkëndijes së Tetovës.

Kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Rabotniçkit, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit maqedonas. Adenis Shala ka shënuar në minutën e 59-të e Eraldo Çinari në atë të 90+2, për triumfin e madh të tetovarëve.

Shkëndija është në vend të dytë me 32 pikë sa ka edhe lideri Shkupi dhe Rabotniçki është në pozitën e tetë me 20 sosh.

Të ngjajshme

Të fundit