Në kuadër të 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Muzeu i Alfabetit në Manastir ka organizuar një seri aktivitetesh kulturore për të nderuar këtë ngjarje historike. Në javën e kulturës, që është një javë shumë e rëndësishme për kulturën shqiptare, Muzeu i Alfabetit ka sjellë në skenë artistë të njohur nga Shkupi, si dhe këngëtare të famshme si Shyhrete Behluli dhe Vojsava Alija.

Drejtori i Muzeut të Alfabetit, Zait Aliu, ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen e madhe të publikut në këto aktivitete, dhe ka theksuar se kjo është një festë jashtëzakonisht e madhe për shqiptarët. Ai ka shtuar se Muzeu i Alfabetit do të vazhdojë të promovojë vlerat e kulturës shqipe dhe të kujtojë personalitetet e shquara që kanë kontribuar në zhvillimin e saj.

“Një festë jashtëzakonisht e madhe. Sapo përfunduam koncertin madhështor lidhur me festën e 22 Nëntorit. Kishim Ansamblin “Emin Duraku” nga Shkupi, kurse si mysafirë special kishim Shyhrete Behluli dhe Vojsava Alija. Gjithë shqiptarët e Manastirit dhe jo vetëm kishin mundësi ta ndjekin këtë spektakël dhe ngjyrat kuq e zi. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet e Institucionit “Muzeu i Alfabetit” dhe do ta përfundojmë poashtu me një koncert nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqipe kurse mysafire speciale do të jetë Shkurte Fejza” – tha për Klan Maqedoni, Drejtori i “Muzeut të Alfabetit”, ka thënë Aliu.