Studentët e Mjeksësisë nuk ndalen në rezistencën e tyre ndaj ligjit që i kufizon ata të punojnë deri në 5 vjet në Shqipëri në përfundim të studimeve, para se të marrin diplomën.
Së fundmi ata kanë paralajmëruar se do të mblidhet ditën e hënë më datë 9 Tetor, në orën 9:00, tek “Godina e Kuqe”, për të bojkotuar dhe protestuar sërish.
Ata kërkojnë dialog për të shmangur pengesat që u sjell marrëveshja e kërkuar nga universiteti, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi disavjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar.
Bojkotin e studimeve ata e kishin njoftuar që nga protestat që mbajtën para Kuvendit, teksa shumica miratonte në seancë projektin e ri të qeverisë, që synon të frenojë emigrimin e punonjësve të rinj të mjekësisë.
Studentët janë të vendosur që ligjin të çojnë në Gjykatën Kushtetuese.
