Shtatë persona të tjerë janë arrestuar sot në lidhje me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, informon POPULLI.mk
Burime bëjnë të ditur se mes të arrestuarve janë katër shefa policie dhe tre zyrtarë policorë.
Të dyshuarit pritet të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake gjatë ditës së sotme. / © POPULLI.mk