Vetëm në këtë periudhë kur Oliver Spasovski është ministër i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur rreth 10 vrasje ndërmjet bandave, informon POPULLI.mk
Askush ende nuk ka marrë përgjegjësi e sidomos Oliver Spasovski i cili në çdo prononcim për media thotë se është ulur kriminaliteti dhe se vazhdon aksioni për një “qytet të pastër”, por kjo nuk shhihet askund!
Kemi grindje, plagosje e vrasje ndërmjet bandave të mafias dhe kjo aspak nuk ngjall reagime te askush se Oliver Spasovski nuk po e kryen detyrën si duhet si ministër. Deri tani vetëm 1 person është arrestuar nga këto ngjarje dhe asnjë më shumë.
Nga partia opozitare maqedone, VMRO DPMNE, në një komunikatë të lëshuar kanë thënë se ka 6 vite që Spasovski ka bashkëpunim të ngushtë me grupet kriminale.
© POPULLI.mk
