Presidentja Gordana Siljanovska Davkova thotë se rreziku që i kanoset sigurisë dhe paqes për shkak të luftëra në botë, duhet të na vetëdijesojë për nevojën e investimit në ushtrinë e vendit. Ajo këto komente i bëri para ushtarëve të rinj dhe kandidatëve të akademisë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”. Sipas saj, ushtarët e vendit kanë qenë efikas edhe në menaxhimin e krizës me zjarret tashmë për disa vite.
“Paqja botërore akoma nuk ka qenë e dëmtuar aq seriozisht dhe i dobët si në disa vitet e fundit …Jemi të vetëdijshëm për rolin e mburojës së sigurisë por edhe për nevojën e investimit në ushtrinë tonë”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, Presidente. /Alsat.m