4.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Mars, 2026

Sindikata e postës kërkon takim me Qeverinë, përndryshe dalin në protesta

Sindikata e Postës së Maqedonisë kërkon takim urgjent me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeverinë për gjendjet në ndërmarrje, e cila, siç thonë, po përballet me humbje në punë dhe rreziqe për pagesëtë rregullt të rrogave.

Nëse në afat prej pesë ditëve nuk mbahet tkaim, kryesia e sindikatës paralajmëroi se do t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe makinzmat ligjorë për mbrojtje të të drjetave të punëtorëve me organizim të protestave dhe grevave. Sërish bën thirrje që drejtori i përgjithshëm i Postës ta stopojë konkursin për 31 punësime të reja në administratën e ndërmarrjes, që konsiderojnë se ekonomikisht është e paqëndrueshme dhe në kushtet ekzistuese financiare.

Sipas Boro Veligdenov, kryetar i Sindikatës, nuk është ndërmarrë asgjë për zbatim të memorandumit trepalësh për bashkëpunkim të nënshkruar në protestën në tetor të vitit të kaluar, që e organizoi Sindikata. Atëherë me kryessinë dhe Qeverinë u dkaorduan aktivitete për reforma të brendshme, me sistematizim të ri dhe riorganizim të punës posaçërisht në pjesën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve për punë, si dhe nënshkrim të marrëvehjes kolektive.

Në Postë, informoi Velikgdenov, për momentin punojnë mbi 2000 të punësuar., ndërsa numri i përgjithshëm në peë vitet e fundit ulet dhe paraprakisht ishte 2200. Problemi, thotë ai, është struktura e moshës, 65 për qind janë mbi 55 vjeç dhe largohen në pension. Mbi 90 për qind prej tyre janë në proces teknologjik ku kemi probleme serioze në punë.

Me marrëveshjen për protestë në tetor të vitit të kaluar, që pasoi pas rrogës së papaguar për shtatorin, është paraparë që rrogat të paguhen në afatin e paraparë ligjor, deri më datën 15 të muajit. Gjithashtu me vendim të Qeverisë institucionet shtetërore morën detyrim t’i përdorin shërbimet e SHA “Postat”, si dhe se do të fillojë procesi i riorganizimit, racionalizimit dhe optimizimit të punës së ndërmarrjes, që do të zgjatë deri më 31 dhjetor të vitit 2022 dhe do të ndiqet nga Qeveria.

Posta nacionale ka të drejtë ekskluzive të sigurojë shërbime të rezervuara postare deri më 31 dhjetor, pasi që me ndryshime ligjore sërish iu kthye pozita e monopolit në atë segment të tregut

Të ngjajshme

Të fundit