29.2 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Skandali në Agjencinë e Pronës – ish-drejtori i ASH (Sela) nën lupën e drejtësisë

Ish-drejtori i Agjencisë për Konfiskimin e Pronës, Driton Nebiu nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (krahu i Selës), dyshohet se është i përfshirë në një skandal të madh financiar që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 455 milionë denarësh, informon POPULLI.mk

Me fillimin e një vale të re hetimesh nga autoritetet, emri i Nebiut është pjesë e dosjeve që po shqyrtohen me kujdes.

Nëse trendi i arrestimeve që ka nisur me qeverinë aktuale vazhdon me këtë ritëm, priten masa edhe ndaj figurave të tjera të përfshira në afera korruptive nga qeveritë e kaluara.

Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo denar të zhdukur nga buxheti i shtetit, ndërsa institucionet kanë paralajmëruar se askush nuk do të jetë mbi ligjin. / © POPULLI.mk