28.8 C
Skopje
E enjte, 20 Gusht, 2026

Zhvillime në Çair, qytetarë të zhgënjyer nga VLEN-i i bashkohen BDI-së!

Një grup qytetarësh nga lagjja Gazi Babë në Komunën e Çairit kanë deklaruar publikisht mbështetjen e tyre për BDI-në, duke lënë pas zhgënjimin që, sipas tyre, ua ka shkaktuar koalicioni VLEN i cili tashmë është në pushtet, informon POPULLI.mk

Lajmin e ka bërë të ditur Ilaz Leskovica përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka theksuar se takimi me qytetarët ishte i sinqertë dhe plot revoltë ndaj mashtrimeve të deritanishme politike.

“Sonte u takuam me një grup qytetarësh të lagjes Gazi Babë, Komuna e Çairit, të dëshpëruar dhe të gënjyer nga partia në qeveri ‘S’Vlen’. Prej sot, ky grup i revoltuar i Komunës së Çairit i bashkohet Bashkimit Demokratik për Integrim”, ka shkruar Leskovica.

Ai shtoi se BDI është gjithmonë e hapur për qytetarët që kërkojnë ndryshim të vërtetë dhe përfaqësim të ndershëm politik.

“Ne i hapim dyert për të gjithë dhe jemi të gatshëm, në çdo kohë, t’ju mirëpresim në takime”, theksoi ai.

Ky zhvillim vjen në një moment kur përplasjet mes aktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë intensifikuar në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa lëvizjet në terren po dëshmojnë për një riformatim të mundshëm të mbështetjes qytetare. / © POPULLI.mk