4.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Mars, 2026

Sot mbahet seanca e parë e Qeverisë me ministrat e sapozgjedhur

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do ta mbajë seancën e parë, në përbërje të ministrave të sapozgjedhur.

Siç informuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, seanca është me fillim prej orës 12:00, ndërsa për konkluzionet dhe vendimet në seancë, opinioni do të informohet pas përfundimit të saj.

Kuvendi mbrëmë i zgjodhi katër ministrat e rinj në Qeveri – Krenar Lloga ministër i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës si edhe Kaja Shukova e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Të ngjajshme

Të fundit