33.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Takim pune me anëtarët e Shoqatës për Ndërtimtari në Odën Ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski sot do të mbajë takim pune me anëtarët e Shoqatës për Ndërtimtari, Industri të Materialeve Ndërtimore dhe Jometaleve, me temën “Situata në ndërtimtari”.

Në takim, siç informojnë nga Oda, do të shkëmbehen informata për aktivitetet e deritanishme të ndërmarra në suaza të shoqatës dhe detajisht do të shqyrtohet situata në ndërtimtari, me fokus të sfidave kyçe, problemet dhe mundësitë që e definojnë këtë sektor aktualisht. Plotësisht, do të diskutohet edhe për hapat e ardhshëm dhe strategjitë që nevojiten për zhvillim të mëtejshëm dhe përmirësim të ndërtimtarisë, me qëllim që të krijohen kushte të volitshme për rritje dhe përparim të kësaj industrie të rëndësishme.