15.8 C
Skopje
E premte, 18 Tetor, 2024

Taravari kandidat i LEN-it për President

Lidhja Europiane për Ndryshim duket se ka caktuar kandidatin e saj për president të shtetit.

Kandidaturën e tij e konfirmoi për Agjencisë së lajmeve Zhurnal vet Arben Taravari, kryetari i Gostivarit dhe i ASH-së, “Po do të garojë për të parin e shtetit dhe nesër pritet që të bëj publike kandidaturën time në Gostivar” tha për Zhurnal Taravari.

Ky vendim vjen pas takimeve që kanë pasur krerët e LEN-it, duke diskutuar emrin e kandidatit që do t’i përfaqësoj ata në zgjedhjet presidenciale.

Kujtojmë se së fundit Taravari iu bashkuar opozitës shqiptare, një veprim që shkaktoi edhe trazira tek Aleanca.

Të ngjajshme

Të fundit