14.8 C
Skopje
E premte, 26 Prill, 2024

Taravari u mikprit nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Sot patëm një takim sa të vlefshëm po aq edhe vëllazëror me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. Z. Bajram Begaj, me të cilin i konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve tona dhe u zotuam për thellimin e tyre.
I shoqëruar nga bashkëpartiakët Isen Shabani, Kryetar i Komunës së Vrapçishtit, Artina Qazimi, Syrija Rashidi dhe Abdulla Saliu, deputet në Kuvendin e RMV-së, duke e uruar për detyrën e re, e falënderova Presidentin Begaj për rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë në bashkëpunimet rajonale, përfshirë solidaritetin shembullor me fqinjët në rrugën tonë të përbashkët drejt Bashkimit Evropian.
Përgëzova Presidentin për lidershipin e dëshmuar nga Republika e Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar, i cili po dëshmohet edhe me organizimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor të 6 dhjetorit, një ngjarje historike për Tiranën dhe tërë rajonin, me të cilën mburremi të gjithë.
Theksova se forcimi i bashkëpunimt rajonal në Ballkanin Perëndimor kalon përmes Procesit të Berlinit dhe Tregut të përbashkët rajonal.
Biseduam edhe për shumë çështje me interes të përbashkët, si Abetarja e Përbashkët dhe Shtëpia e Alfabetit në Manastir, ku i kërkova Presidentit angazhimin e tij për ta shpëtuar këtë trashëgimi shpirtërore shqiptare nga shkatërrimi dhe falimentimi i paralajmëruar muaj më parë.
Diskutuam edhe për realizimin e disa projekteve tjera strategjike për kombin, siç janë linja hekurudhore Kërçovë-Lin dhe Rruga e Arbërit (Korridori VIII).
Kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme që Aleanca për Shqiptarët si subjekti më i madh opozitar ka me shtetin shqiptar.
Faleminderit për mikëpritjen Zoti President!

Të ngjajshme

Të fundit