24.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Të dielën ndryshojnë akrepat e orës

Të dielën ndryshojnë akrepat e orës. Mbetet në fuqi ndryshimi i orës. Mundësia për mbetjen e orës verore edhe gjatë stinës së dimrit filloi të diskutohet në fillim të muajit, ku Qeveria e obligoi Ministrinë e Ekonomisë që të bëjë analizë për mundësinë e vazhdimit të aplikimit të kohës verore, me qëllim ballafaqimin me krizën energjetike.

Megjithatë pas analizave të bëra në konsultim edhe me përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve dhe përfaqësues të Byrosë për Meteorologji, nga Qeveria njoftojnë se nuk ka ndryshim të sistemit të ndryshimit të kohës.

Sipas sistemit aktual, ndryshimi i akrepave të orës bëhet dy herë në vit, njëri në fundjavën e fundit të tetorit dhe tjetri në fundjavën e fundit të muajit mars. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit