Këshilltari i BDI-së Komunën e Tetovës, Liridon Disha akuzon drejtorin e shkollës së mesme të mjekësisë për mungesë transparencë për harxhimet dhe hedh dyshime për shpërdorim të buxhetit të shkollës, shkruan Alsat.
Me përgjigje të menjëhershme kanë dalë nga Sektori për Arsim i komunës së Tetovës.
Nazmi Dauti nga ky sektor është përgjigjur se ky borxh nuk është vetëm i shkollës së mesme të mjekësisë por i gjithë shkollave të mesme dhe ka të bëj kryesisht me transportin e nxënësve, me ç’rast bartës i këtij tenderi është shkolla e mesme e mjekësisë.
“..të gjitha shkollat e mesme dhe fillore kishin sjellë planet vjetore dhe ne i miratuam në këshill komunal, por për fat të keq nuk kishte përfaqësues nga shkolla e mesme mjekësore, dhe tentuam të bëjmë pyetje por nuk ishin aty. Kreu i komunës doli në foltore por nuk dha përgjigje i iku përgjigjes se përse shkolla e mesme mjekësisë sot është në borxh prej 500.000 eurosh”, tha Liridon Disha, Këshilltar komunal.
“Shkolla e mjekësisë apo “Nikolla Shtejn” ka qenë bartëse e transportit për gjitha shkollat e mesme të komunës. Andaj borxhi i akumuluar del në shkollën “Nikolla Shtejn”, pra gjitha shkollat e mesme kanë kyçje kontrate por bartëse e procedurës ka qenë shkolla e mjekësisë. Deri në fund të vitit me rishpërndarjen e mjeteve të bllok dotacioneve dhe rebalancin e buxhetit dhe ne do mundohemi që një pjesë të borxhit ta shlyejmë”, u shpreh Nazmi Dauti, Sektori për arsim i Komunës së Tetovës./ Alsat.mk