14.8 C
Skopje
E diel, 16 Gusht, 2026

Thumanë / Aksidentohen dy shqiptarë të Kosovës

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së premtes, 13 tetor, në aksin Fushë Krujë-Thumanë.

Mësohet se një automjet, i drejtuar nga një shqiptar i Kosovës është përplasur me rreth-rrotullimin e Thumanës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi si edhe pasagjeri, gjithashtu shqiptar i Kosovës.

Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.