9.8 C
Skopje
E diel, 23 Mars, 2025

Toshkovski: “One Stop Shop” në pikën kufitare Bllacë pritet të nisë në prill

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se sistemi i përbashkët i kontrollit kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, i njohur si “one stop shop”, pritet të nisë funksionimin më së voni në muajin prill, informon POPULLI.mk

Sipas tij, ky sistem do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve, pasi ata do të kontrollohen nga një oficer i vetëm në vendkalimin kufitar Bllacë.

“Nëse më pyesni mua, unë do ta nisja sot, por shpresoj që gjithçka të përfundojë muajin e ardhshëm dhe që më së voni gjatë prillit të fillojmë me funksionimin zyrtar,” tha Toshkovski.

Ky projekt synon të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe të përmirësojë lëvizjen mes dy vendeve. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit