15.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Veliaj nga qelia: Jam burgosur pa gjyq, akuzat ndaj meje janë qesharake

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas arrestimit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ai deklaron se është burgosur pa gjyq dhe se akuzat ndaj tij janë të pabaza.

Veliaj ka drejtuar akuza ndaj prokurorëve Olsi Dado dhe Erjon Bani, duke i cilësuar veprimet e tyre si një “vetting të paligjshëm” mbi 20 vitet e karrierës së tij. Ai veçanërisht ka kundërshtuar një nga akuzat e SPAK, sipas së cilës ai ka shpërblyer një person përmes emërimit të bashkëshortes së tij në post qeveritar, në këmbim të një udhëtimi të përbashkët me avion në vitin 2004.

“S’kam vjedhur, s’kam vrarë, s’kam shantazhuar, e as do lodhem së zbërthyeri çdo akuzë,” shkruan Veliaj, duke e quajtur akuzën “qesharake” dhe “të pabazë”.

Ai gjithashtu shpreh kritika të ashpra ndaj prokurorit Dado, duke e akuzuar për veprime të padrejta dhe personale.

Në fund të postimit, Veliaj thekson se do të vazhdojë betejën e tij ligjore dhe shprehet se padrejtësia diku kthehet në padrejtësi kudo.

Të ngjajshme

Të fundit