Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se për shkak të tragjedisë së madhe në Koçan, aktivitetet mediatike të futbollistëve të Maqedonisë do të jenë në minimum para fillimit të kualifikueseve për Botërorin 2026, si dhe do të shtyhen dy ndeshjet miqësore të kombëtares deri në 16 vjeç kundër Estonisë.
“Për shkak të tragjedisë së madhe në të cilën humbën jetën shumë të rinj, Federata e Futbollit të Maqedonisë, në shenjë respekti dhe solidariteti, informon se aktivitetet mediatike me futbollistët e kombëtares së Maqedonisë do të reduktohen në minimum, gjegjësisht vetëm në obligimet e nevojshme. Janë shtyrë edhe ndeshjet miqësore të Maqedonisë U16, të cilat duhej të luheshin me Estoninë në Shkup, thuhet mes tjerash në kumtesën zyrtare të FFM-së.