Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 18 marsi në ora 10:00 do të hapë Librin e zisë për viktimat në tragjedinë në Koçan, njoftoi shërbimi për media i Kuvendit.
Libri i zisë do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët për gjashtë ditët e ardhshme, çdo ditë nga ora 10 deri në 19.
Kryetari i Kuvendit Afri Gashi ka nënshkruar sot Librin e Zisë.