Gjatë muajve të verës janë paguar 3 milionë dollarë në llogari të Soravisë. Paratë kanë arritur nga një person në SHBA, me prejardhje nga Maqedonia, zbulon KOD. Paratë janë dërguar si hua dhe janë mjetet e vetme që kanë harritur në kompaninë që është pronare e qendrës tregtare Soravia. Konfirmim indirekt për transaksionin e kryer paraqet edhe ndryshimi në strukturën udhëheqëse në Soravia. Më 1 shtator të vitit të kaluar, si udhëheqës i ri në Soravia është shtuar edhe Drin Ahmeti. Ndryshimi është regjistruar edhe në Regjistrin Qendror 13 ditë më vonë.
Për transaksionin nga Amerika informata posedon edhe Prokuroria, e cila heton rastin nga korriku i vitit të kaluar në bazë të informacioneve publike.
KOD ka dërguar një pyetje deri tek ata për transaksionin amerikan, nëse është zbuluar diçka shtesë në procedurën e tyre parahetimore për rastin “Soravia”. “Lidhur me lëndën për të cilën po tregoni interes ju informojmë se një prokuror publik menjëherë pas hapjesë së lëndës ka dhënë një sërë urdhëresash dhe kahëzimesh deri tek disa institucione relevante me ndihmën e të cilave duhet të ndriçohet rasti. Varësisht nga nevoja dhe dëshmitë që do të sigurohen gjatë procedurës, do të kyçen edhe institucione dhe persona tjerë me qëllim që të sillet vendim meritor prokurorial. Duke pasu parasysh se bëhet fjalë për procedurë hetimore, në interes të saj Prokuroria në këtë moment nuk mund të japë më shumë detaje që të os dëmtohet vijimi i mëtejmë i procedurës”,
Drin Ahmeti paralajmëronte se do ta dëshmojë prejardhjen e pasurisë së tij, por deri tani nuk e ka bë një gjë të tillë.
