21.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Tronditet Gjermania, 5-vjeçarja gjendet e vrarë në park

Gjermania është tronditur mbrëmjen e kaluar kur një vajzë e mitur 5 vjeçare u gjet e pajetë në një park në rrethinat e Berlinit.

Vogëlushja u gjet në gjendje të rëndë nga kalimtarët dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Vajza ishte zhdukur disa orë më herët në një park dhe policia ishte ngritur në këmbë për gjetjen e saj.

Autoritetet dyshojnë se rasti mund të jetë një vrasje dhe për këtë arsye kanë arrestuar një 19 vjeçar si të dyshuarin e krimit.

Ndërkohë që vijon mbledhja e kamerave të sigurisë përkrah parkut Pankow për të siguruar më shumë informacion për këtë ngjarje të rëndë.

Të ngjajshme

Të fundit