6.8 C
Skopje
E hënë, 17 Mars, 2025

“USAID”, Ageler: SHBA-të mbeten të përkushtuara për të ndihmuar vendin

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, e pyetur për ndihmat amerikane për zhvillim, përfshirë ata përmes USAID, deklaroi se mbështetja nuk do të ndalet. Ageler tha se nuk e di se çfarë drejtimi do të marrin vendimet e administratës amerikane por se SHBA-të mbeten të përkushtuara për të ndihmuar vendin. Ambasadorja e dha këtë qëndrim gjatë dhurimit të mjetit operativ të lëvizshëm për Kryqin e Kuq.

Administrata e Presidentit Tramp kishte deklaruar se po rishikon programet e ndihmave për botën e jashtme në USAID. Me qasjen e tij “Amerika e Para”, Presidenti Donald Tramp urdhëroi një ngrirje 90-ditore, duke filluar nga 20 janari, për të gjithë ndihmën amerikane derisa të përfundojë një rishikim i plotë i saj nga qeveria. Pas këtij vendimi, një gjykatës federal urdhëroi administratën të rivendosë fondet për qindra kontraktorë të jashtëm. Vendimi përkohësisht pengon administratën e Trampit të ndërpresë fondet e ndara para se Tramp të merrte pushtetin në 20 janar.

“Ky është një proces që vazhdon akoma dhe unë nuk e di se si e ardhmja e ndihmës tonë zhvillimore do të duket. Është nën shqyrtim dhe unë mendoj se është një shqyrtim i rëndësishëm. Por ajo që u kam thënë publikisht dhe privatisht qeverisë dhe partnerëve tanë është se ne jemi këtu. SHBA-të nuk largohen, ne jemi të angazhuar dhe bëjmë punë të shkëlqyera me evente partneriteti si ky. Ne do ta shqyrtojmë dhe analizojmë këtë gjë dhe kur të kemi përgjigje solide, do t’i ndajmë me ju me kënaqësi”, tha Angela Ageler, Ambasadore e SHBA-së. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit