7.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

Vazhdon bashkëpunimi mes AZGJ-së dhe UT-së

Vazhdon bashkëpunimi mes AZGJ-së dhe UT-së

Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Këshilltarin shtetëror të përkthimit dhe kabinetin, me ftesë të dekanit të Fakultetit të Filologjisë, Prof. dr. Berton Sulejmanit, u takuan me Prorektorin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Prof. dr. Salajdin Saliun dhe Prof. dr. Izmit Durmishin.

Dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. Berton Sulejmani, me këtë rast e njoftoi drejtorin për akreditimin e programit të ri studimor në UT, Redaktim gjuhësor, në ciklin e dytë të studimeve, një mundësi më shumë kjo, për të gjithë të interesuarit për t’u specializuar në fushën e redaktimit gjuhësor.

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ardian Musliu, shprehu mirënjohjen e tij për punën fisnike që po e bën Universiteti i Tetovës, konkretisht Fakulteti i Filologjisë, duke theksuar se ky program i ri studimor në fushën e Redaktimit gjuhësor, do t’i zbusë mangësitë gjuhësore nëpër institucione, në mungesë të lektorëve të specializuar. Drejtori Musliu shfaqi gatishmëri për të mirëpritur në AZGj, për punë praktike, të gjithë studentët e këtij programi studimor, duke marrë parasysh faktin se AZGj-ja më herët ka nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës.

Shkup, 26.9.2023

Të ngjajshme

Të fundit