Niveli i kaosit në qeveri, parlament dhe në Partinë Konservatore e kanë çuar Liz Truss, në një pikë ku ajo nuk mund të vazhdojë më gjatë.
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka dhënë dorëheqjen vetëm 45 ditë pasi mori në dorë frerët e pushtetit në vend, situatë kjo e paprecedentë në politikën britanike.
Ky është një ndryshim shumë i shpejtë ndërsa pikëpyetja më e madhe tashmë, është nëse Partia Konservatore mund të bashkohet me një lider të ri apo të zhvillohen zgjedhjet të reja.
“Erdha në detyrë në një kohë të paqëndrueshme ekonomike dhe politike. U zgjodha nga konservatorët për ta ndryshuar këtë situatë. Duke parë situatën, unë nuk mund të përmbush mandatin me te cilin konservatorët më besuan. Do të qëndroj deri në detyre deri sa të zgjidhet një pasues tjetër.”- ishin fjalët qq tha Liz Truss teksa dha dorëheqjen.
Problemet e para filluan kur kancelari i saj i parë, Kwasi Kwarteng, tronditi tregjet financiare me mini-buxhetin e tij më 23 shtator. Që atëherë, shqetësimi i konservatorëve është shndërruar në zemërim të gjerë brenda partisë parlamentare.
Liz Truss bëhet kështu kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Britanisë së Madhe, duke dhënë dorëheqjen vetëm gjashtë javë pasi mori detyrën.