29.2 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

(VIDEO) Këshilltari i BDI-së në Veles votoi ‘PËR’ intonimin e himnit maqedonas në shkolla

Intonimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të komunës së Velesit.

Këtë vendim e solli Këshilli i Komunës së Velesit, me 20 vota “për”.

Sic raporton INA, Pro këtij vendimi ka votuar edhe këshilltari nga radhët e BDI-së, Nevzat Muaremovski.

I njejti ka përkrahur zgjedhjen e kryesuesit të ri të komunës, Daniel Janevski, i cili erdhi në këtë detyrë pasi që kryetari i deritanishëm Zoran Lutkov u zgjodh ministër i kulturës.

“Me 20 vota “për”, konstatoj se propozim – vendimi për intonim të detyrueshëm të himnit të Republikës së Maqedonisë në shkollat fillore në komunën e Velesit, është votuar dhe miratuar”, u njoftua në fund të seancës së këshillit.

Iniciatorët e këtij propozimi, thanë se qëllimi i tij është që të nxiten ndjenjat e përkatësisë kombëtare dhe dashuria ndaj atdheut që në moshën më të hershme.

 

Burimi / INA