Sot në tubimin përmbyllës në Tetovë të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka thënë se po në këtë shesh dikur bëheshin atentate dhe sot Ahmeti e Thaçi duhet t’i kërkojnë falje shqiptarëve dhe jo të kërkojnë votën, informon POPULLI.mk
Mexhiti: “Si ndodhi që sot në vitin 2024 Ali Ahmeti ta ketë pas shpine Menduh Thaçin duke i duartrokitur njëri-tjetrin dhe tu drejtohen tetovarëve. A e dini sa njerëz, burra e gra që me gjoks u rreshtuan për ta mbrojtur nga atentati, sa e sa probleme kanë pasur nga ato situata. Ahmeti dhe Thaçi, nuk keni të drejtë më të kërkoni vota. Duhet të kërkoni falje për ato të vrarë që i keni shkaktuar me ato politikat tuaja. Për ato të plagosur, për ato të burgosur, për ato që ka pësuar populli shqiptar nga ju.” / POPULLI.mk
