13.8 C
Skopje
E premte, 27 Mars, 2026

(VIDEO) Mexhiti: Kapitulli i BDI-së për mua është i mbyllur, njëherë e përgjithmonë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti i është përgjigjur pyetjeve të POPULLI.mk për vizitën në Prekazin legjendar, kandidatin e koalicionit VLEN për postin e presidentit të vendit, zgjedhjet parlamentare dhe rikthimin e tij në BDI.

Pyetjes tonë se a është e gjitha kjo lojë dhe se a do të rikthehet në BDI, Mexhiti i është përgjigjur direkt me “JO” duke thënë se ai kapitull më është i mbyllur për të, informon POPULLI.mk

“Fillimisht, jam munduar disa herë ta sqaroj këtë sepse me qëllim apo pa qëllim ka disa dilema nga të cilat edhe i lëshojnë nga lartë, nga BDI si spina të ndryshëm. Kinse e gjitha kjo është lojë, kinse ne do bashkohemi. Unë dua ta them publikisht: Kapitulli i BDI-së për mua është i mbyllur, njëherë e përgjithmonë. Dhjetë vite jam munduar brenda BDI-së, i kam shfrytëzuar të gjitha mekanizmat, të gjitha mënyrat që mos të vije deri te ndarja. Në fund, ne nuk kemi ik prej BDI-së, BDI-ja na largoi për shkak të mendimit ndryshe”, është shprehur Mexhiti. / POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit