13.8 C
Skopje
E premte, 27 Mars, 2026

(VIDEO) Mexhiti tregon se përse qytetarët duhet t’ia besojnë votën Koalicionit “VLEN”

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti i është përgjigjur pyetjeve të POPULLI.mk për vizitën në Prekazin legjendar, kandidatin e koalicionit VLEN për postin e presidentit të vendit, zgjedhjet parlamentare dhe rikthimin e tij në BDI.

Në pyetjen se përse qytetarët duhet t’ia besojnë votën Koalicionit VLEN, Mexhiti është përgjigjur se ka ardhur koha për ndryshim, informon POPULLI.mk

“Në kampin maqedon ka pasur një alternativë se kujt duhet qytetarët t’ia besojnë votën e tyre, LSDM-së apo VMRO-së, ndërsa në kampin politik shqiptar ka një kohë të gjatë që nuk ka pasur konkurrencë të ideve, platformave dhe programit. Kjo i ka munguar shqiptarëve dhe vlera më e madhe e Koalicionit VLEN është që po sjell konkurrencë në kampin politik shqiptar dhe ia mundëson votuesit shqiptar në ditën e zgjedhjeve, qoftë presidenciale apo parlamentare ata që janë të kënaqur me këtë qeverisje ti votojnë po këta, dhe ata që janë të pakënaqur nga qeverisja e keqe kësaj radhe kanë alternativë dhe ajo është VLEN e cila po e kthen shpresën tek shqiptarët dhe do e bën ndryshimin e madh, kthesën e madhe që do të krijojmë një perspektivë të re për rininë shqiptare dhe për shqiptarët në përgjithësi”, ka thënë Mexhiti. / POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit