-2.2 C
Skopje
E diel, 10 Dhjetor, 2023

(VIDEO) Xhihadi Islamik do t’i lëshojë dy pengje izraelite

Krahu i armatosur i grupit palestinez të Xhihadit Islamik, Brigada al Quds, deklaroi sot se do të lironte dy pengje izraelite – një grua dhe një djalë – për arsye humanitare dhe mjekësore.

Tani ka publikuar një video që tregon një grua të moshuar në një karrige me rrota, Hanna Katzir dhe një djalë të ri, Yagil Yaakov.

Në video, gruaja e moshuar tha se i mungonin fëmijët dhe fajësoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për “konfliktin”.

Si ajo ashtu edhe djali thonë se po trajtohen mirë prej pengmarrësve, raporton skynews, por nuk ishte e qartë nëse ata po flisnin nën presion.

“Shpresoj se do të arrij t’ju shoh javën e ardhshme. Jemi të lumtur dhe të shëndetshëm. Urojmë që të gjithë të jenë të lumtur”, tha ajo.

Të ngjajshme

Të fundit