14.6 C
Skopje
E diel, 14 Qershor, 2026
Home Lajme Vizita e presidentit zviceran sjell regjim të veçantë trafiku në Shkup

Vizita e presidentit zviceran sjell regjim të veçantë trafiku në Shkup

0
38

Presidenti zviceran Guy Parmelin, sot (29 prill) do të zhvillojë, vizitë shtetërore në vend, për të cilën do të vendoset regjim i veçantë trafiku në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë kësaj vizite, Departamenti i Sigurisë së Trafikut Publik do të zbatojë masa për rregullimin e trafikut në pjesën qendrore të Shkupit.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pjesëmarrësve në trafik, që t’u përmbahen udhëzimeve të lëshuara nga oficerët e policisë.