2.8 C
Skopje
E diel, 16 Shkurt, 2025

VLEN: Keqpërdorime në procesin e regjistrimit të popullsisë, përgjegjës Simovski dhe Selami

Nga koalicioni VLEN akuzojnë pushtetin e kaluar për keqpërdorime në procesin e regjistrimit të popullatës. Nga VLEN thonë se ka pasur keqpërdorime nga mjetet e ndara për pjesën teknike.

“Kujtojmë që në këtë periudhë drejtor i Entit Shtetëror për Statistika ishte Apostol Simovski, ndërsa zëvendës drejtor ishte Ilmi Selami nga radhët e BDI-së, por që në këtë rast, në procesin e regjistrimit kishin nënshkrim të lidhur. Për procesin e regjistrimit kanë qenë të parapara mjete buxhetore në vlerë prej 7.9 milion eurove, nga të cilat 49% e shpenzimeve ishin të dedikuara për pajisje teknike, gjegjësisht për blerjen e laptopëve. Kjo mënyre e zbatimit të procedurës së furnizimit publik, me lidhjen e anekseve të kontratës bazë me të cilat ndryshohen kushtet dhe afatet për realizimin e kontratës dhe koha e pagesës e parashikuar në dokumentacionin e tenderit, pa pranim profesional dhe të duhur të laptopëve, nuk siguron transparencë të plotë të procedurës dhe nuk mundëson konkurrencë të drejtë të të gjithë operatorëve. Në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të ligjit. Ashtu siç ka vërtetuar edhe Revizioni Shtetëror, në këtë rast kemi shkelje të procedurave për tenderim publik. Ne pyesim se si guxuan të bëjnë pranim/dorëzimin e 5.650 laptopave drejtorët përkatës duke e ditur se nuk e kanë ekspertizën e duhur”, thuhet mes tjerash në reagimin e VLEN-it.

Të ngjajshme

Të fundit